Policia ka proceduar penalisht tre persona, të cilët dyshohen se janë përgjegjës për vënien e zjarreve në Bulqizë dhe në Burrel. Konkretisht për këtë  janë proceduar shtetasit e mëposhtëm, me iniciale S.T, 17 vjeç, A.S, 16 vjeç dhe H.Z, 43 vjeç

Dy adoleshentët janë autorë të dyshuar të zjarrit të rënë në Kongrazhd, ndërsa H.Z, autor i dyshuar i zjarrit pranë aksit Fushë-Bulqizë. Nga ana tjetër, edhe pse temperaturat dhe i nxehti nuk janë në nivel alarmant, shumë sipërfaqe me pyje janë djegur.

Ditë më parë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako kritikoi pushtetin vendor, i cili siç tha ai luan rolin vetëm të identifikimin të problemit dhe nuk merr pjesë në zgjidhjen e tij.

S.T, dhe A.S, 17 dhe 16 vjeç, banues në Burrel në  zonën e Kongrazhdit, Njësia Administrative  Komsi,  Bashkia Mat,  në bashkëpunim me njëri- tjetrin, nga pakujdesia  duke djegur ferra e mbeturina, zjarri ka dalë  nga kontrolli si pasojë e erës së fortë duke përfshirë  dhe djegur sipërfaqe të konsiderueshme  pyjore.

Po ashtu shtetasi H.Z, 43 vjeç, banues në  Bulqizë nga pakujdesia duke  djegur mbeturinat në fund të kopshtit të tij,  zjarri ka dalë nga kontrolli nga era duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të pyllit anës  rrugës nacionale Fushë Bulqizë“, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb