Prej më se një jave zjarri ka përfshirë disa zona pyjore dhe me shkurre në qarkun e Fierit. Masivët pyjor të Gjorgosit, Krapsit, Lalarit e Kreshpanit në Fier kanë qenë më të prekurit, ku ka pasur disa vatra zjarri.

Pisha shekullore, ullishte, shkurre e ferra në një sipërfaqe prej më shumë se 70 hektarësh janë shkrumbuar, ndërsa zjarri vijon ende. Sipas shefit të zjarrfikësve, Zia Hyka, terreni i thyer e bën punën shumë të vështirë, ndërsa në pjesën më të madhe punohet me mjete rrethanore.

Përveç forcave zjarrfikëse në terren për fikjen e flakëve janë edhe 33 forca të ushtrisë, të cilët prej më se një jave janë luftë me flakët, ndërsa shkaku i rënies së zjarreve mbetet mister.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: