Është parandaluar katastrofa në zonën e Lumit të Vlorës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Pleshi, i cili shkruan në rrjete sociale, se falë ndërhyrjes masive të trupave nga toka dhe ajri, është neutralizuar rreziku i jetës dhe banesave atje.

Ndërkohë sipas ministrit, operacioni në Karaburun ka rifilluar, si nga toka edhe nga ajri, ndonëse kushtet për fluturim janë të vështira.
Ndërkohë sipas tij, ndërhyrje janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.

Postimi i Peleshit:

Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb