KORÇA

Situata me zjarret në Korçë duket se është qetësuar. Nga informacionet zyrtare rezulton se në Krushovë, Gjonomadh, Leshnje dhe Gur të Nikës zjarret janë nën kontroll dhe nuk paraqesin probleme.

Nga ana tjetër dy vatra të reja ka pasur në Borovë të Kolonjës dhe Kuç të Devollit, por që janë shuar menjëherë.

NJOFTIM ZYRTAR NGA PREFEKTURA KORÇË
Pershendetje.
Informacion nga qarku Korce
Per situaten e zjarreve ne qarkun Korce ju informojme se pas komunuikimit me EC te bashkive rezulton se, zjarret ne Krushove, Gjonomadh dhe Leshnje ne bashkine Korce si dhe zjarri ne Guri i Nikes ne bashkine Pogradec po mbahen nen kontroll forca dhe teri tani nuk paraqesin problem. Puna do te vijoje.
Zjarre te reja sot jane ne varrezat e fshatit Borove Bashkia Kolonje dhe ne arat e fshatit Kuç bashkia Devoll te cilet jane shuar menjehere.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb