KUKËS

Vijon të jetë ende aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur Laku i Thive në Kukës.

Sipas raportimeve, situata e rënduar paraqitet në Kalimash, ku zjarret, edhe pas ndërhyrjes së efektivëve të FA dhe zjarrfikësve, nuk ka mundur të izolohet.

Ndërsa zjarri, nga Maja e Rrunjës po shkon drejt fshatit Shemri.

Komisioni i Mbrojtjes Civile të Prefekturës së Kukësit, njofton se aktualisht në terren janë duke operuar 12 forca zjarrfikëse, 5 punonjës të pyjores, 20 forca vullnetare dhe 18 forca ushtarake të DMR-së Kukës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: