Italia ka kërkuar ndihmën e shteteve të tjera Evropiane, për t’i ndihmuar në betejën për neutralizimin e flakëve në ishullin e Sardenjës.

Që prej të dielës, në ishullin e famshëm ka shpërthyer një zjarr i vrullshëm, që ka shkrumbuar mijëra hektarë pyje. Ministri i Jashtëm i shtetit fqinj, Luigi Di Maio, ka theksuar se forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, si dhe ka falenderuar ndihmën e ofruar nga shtetet e tjera ndaj tyre.

“Dy aeroplanë janë rrugës nga Franca. Dua të falenderoj zyrtarisht këtë shtet për ndihmën që po na ofron”, tha Di Maio.

ANSA shkruan se nuk ka raportime për vdekje apo të lënduar në gjendje të rëndë, megjithatë, ato shtojnë se rreth 400 banorë të ishullit janë evakuar nga shtëpitë e tyre, për të qenë më të sigurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb