Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 e ka parë në mënyrë kritike situatën me zjarret në Shqipëri dhe organizimin e shtetit në këtë aspekt.

Lubonja thotë se ky do të jetë një tjetër test për shtetin teksa thekson se në Shqipëri nuk ka helikopterë për këto raste pasi blihen drone e paratë shpenzohen për ‘shoë’.

Për analistin në Shqipëri duhen flota të veçantë helikopterësh apo avionësh në zonat ku bien vit për vit zjarre.

‘’Fakti që në gjithë Mesdheun ka zjarre prandaj edhe në Shqipëri është normale, nuk i qasem kësaj. Po të bësh krahasim pastaj, që ka zjarre është normale, por ashtu si pandemia, ashtu si shumë gjëra të tjera, korrupsioni, të tjera e të tjera, Shqipëria bën fake.

Unë jetoj në Toskanë, aty afër ku jetoj unë, para ca kohësh kur isha aty ra një zjarr, dhe nuk ishte më shumë se 1 kilometër nga vendi ku banoj. E mora vesh që ra zjarr jo nga tymi, por nga helikopterër. Ajo që pashë unë, se shkova ishte shumë afër, një flotë helikopterësh, u impresionova nga shpejtësia e flotës, lëshonin ujin, vinin çdo 5 minuta, 3 minuta, njëri vinte, tjetri ikte. Aty përfundoi në një hapësirë sa një stadium futbolli e djegur ndoshta, ndoshta më pak.

Pse e them këtë, një nga gjërat kryesore për një shtet, duhet të ketë flota të gatshme për zonat ku e dimë që bien zjarre.

Ne blemë drone a ku di unë, paratë i harxhojmë për kulla, për të bërë shoë. Do thoni që dhe në shtete të organizuara bien zjarre, por kanë një raport gjërat. E pafalshme që në një zonë ku bien zjarre, si jugu, ku ka dhe bregdet, turizëm. Duhet të ketë flotë që e kufizon dëmin në minimum.

Sa janë të qëllimshme? Këtu është puna e Policisë. Kemi 1 mijë problem, se POlicia nuk merret me këto, merret me kanabizimin me ato. Bashkëpunon me kriminelë.

Besoj se është një test më shumë ëpër shtetin. Pasojat po ti matësh me sa metra katrorë apo kilometër katrorë është djegur këtu me botën, shih matu vetë në pasqyrë.’’- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb