TIRANE

Pushimet e Kejvina Kthellës në Bodrum të Turqisë kanë shkuar si mos më keq. Modelja ka përjetuar nga afër situatën e vështirë me zjarrin që ka kapluar vendin. Pushuesit janë detyruar të evakuohen dhe pjesë e tyre ishte edhe Kejvina e shoqëruar nga i dashuri. Kejvina ka rastistur në të njëjtin vend me këngëtaren serb, Jelena Karleusa.

Kjo e fundit ka bërë video duke u treguar fansave situatën dhe në një moment ka filmuar edhe Kejvinën me partnerin. Në videon e publikuar nga “Prive”, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetësuar, teksa partneri mundohet ta qetësojë.

Kjo është hera e parë që shohim portretin e partnerit të modeles, e cila pak kohë më parë publikoi foto me të, por duke ia fshehur fytyrën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: