Ministria e Mbrojtjes, me anë të një komunikimi për mediet bën me dije se në mbarë vendin janë aktive 27 vatra zjarri.
MM shprehet se nga 27 vatrat e raportuara, 22 janë shuar. Në njoftim jepet informacion i detajuar se ku janë vatrat ende aktive dhe puna që po bëhet për të shuar flakët.
“Situata nga zjarret në vend
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit janë raportuar 27 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 22 vatrave, ndërsa 5 vatra janë aktive.
Po vijon puna për shuarjen e zjarreve në: fshatin Shëngjin, bashkia Mirditë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pishë dhe shkurre. Terreni shumë i vështirë dhe era e fortë favorizojnë flakët që po kalojnë në drejtim të fshatit Lajthizë, njësia administrative Orosh. Situata po ndiqet me përparësi nga forcat vendore të bashkisë Mirditë, në ndihmë të cilave kanë shkuar edhe një grup shërbimi nga MZSH Lezhë dhe 30 efektivë të FA me dy mjete zjarrfikëse.
Në monitorim është situata në vatrën midis fshatit Mal i Bardhë dhe Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Nuk ka rrezik për përhapje dhe për banesa.
Pa rrezik për banesat paraqitet edhe situata ne vatrën e zjarrit Në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Vatra ishte e izoliar Zjarri ka qenë i izoluar, por u riaktivizua si pasojë e erës. Në terren po punonjnë forca të njësisë administrative dhe Shërbimi Pyjor.
Forcat operacionale janë duke punuar edhe në një tjetër vatër, ku ka patur riaktivizim të zjarrit si pasojë e erës, në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës. Nuk paraqet rrezik për banesa.
Në fshatin Frakth, njësia administrative Komsi, bashkia Mat, zjarri zhvillohet në një terren të thepisur shkëmbor, ku po digjen mbetje drusore në sipërfaqe pylli me ah. Situata është nën kontroll. Nuk ka rrezik për përhapje”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
(Balkanweb)