Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dërguar një mesazh solidariteti dhe ngushëllimi për Turqinë e cila po vuan nga zjarret shkatërruese dhe masive.

Osmani thotë se Kosova ëshë në solidaritet të plotë më popullin turk teksa i kërkon Erdogan të pranojë ngushëllimet për jetët e humbura.

Po ashtu Osmani i uron shërim të shpejtë të plagosurve.

 

STATUSI NGA VJOSA OSMANI

Republika e Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi përballet me disa nga zjarret më shkatërruese.

Presidenti Erdogan, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetën e humbur. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb