Veprimi i një zjarrfikësi në Britaninë e Madhe është duke u përgëzuar së tepërmi në vend.

Ai po konsiderohet hero, pasi edhe pse jashtë detyre, shpëtoi një familje me 5 anëtarë, nga automjeti që po digjej.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën A 38, në Chudleigh të Devon-it. Sipas raportimeve, zjarrfikësi kishte njohuri edhe në mjekësi dhe pasi shpëtoi familjen ka asistuar në dhënien e ndihmës së parë.

“Jemi krenarë me punonjësin tonë. I vetëm ka shpëtuar një familje me pesë veta nga një automjet që digjej”, ka thënë stacioni i zjarrfikësve në Devon.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb