Për t’i ndihmuar autoritetet lokale në Kukës në luftimin e zjarreve atje, kanë ardhur mbrëmjen e kaluar edhe tre zjarrfikës nga komuna e Deçanit.

Zjarrfikësi nga kjo komunë, Arianit Hamza, tha se puna për shuarjen e flakëve në Kalimash do të fillojë sot në mëngjes.

“Gjendemi tek hyrja e tunelit të Kalimashit, gjendja është alarmante. Ka vatra zjarri të jashtëzakonshme. Ka zjarre masive dhe për shkak se ne nuk e njohim mirë terrenin, e kemi lënë që nesër në ora gjashtë me nis operacionin”, tha ai për Klan Kosova.

Hamza tha se në Kukës janë nisur pas ndërhyrjes tek pesë zjarre në Komunë e Deçanit.

“Ne sapo kemi ardhur nga zjarri në komunën tonë në Deçan, pesë zjarre i kemi pas atje veç brenda dite”, shtoi Hamza.

Nga Komuna e Deçanit janë tre zjarrfikës, ndërsa nga e gjithë Kosova janë gjithsej 33.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: