Shuhen përfundimisht vatrat e zjarrit në lartësitë e fshatit Kutal në Përmet. Zjarri u aktivizua në orën 14:20 të një ditë më parë dhe në orën 08:45 të ditës së sotme është vënë nën kontroll të plotë. Pylli me pisha të reja e të vjetra, shkurre një pjesë e zonës së mbrojtur në pronësi të Bashkisë se Përmetit është shkrumbuar komplet dhe në vlerësimin paraprak dhe jo përfundimtar behet fjale për 10 ha pyje të djegur.

Zjarri ka rene ne vendin e quajtur Braçkove fshati Kutal, Njësia Administrative Piskove Bashkia Përmet. Në aksionin e shuarjes së flakëve të zjarrit, janë angazhuar 20 forca të armatosura, 5 forca policore, 21 forca zjarrfikëse nga Përmeti, Këlcyra e Tepelena me 5 mjete zjarrfikëse. Njëkohësisht krahas tyre u angazhuan edhe 30 punonjës të Bashkisë Përmet.

“Aktualisht forcat zjarrfikëse janë duke monitoruar vatrën e zjarrit dhe kontrollin e djegieve në brendësi te zonës së emergjencës”, -shprehen burime zyrtare nga Sektori Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës nga Bashkia e Përmetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: