Prefektura e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar mbi situatën me zjarrin afër Katundit të Vjetër në Rubik.

Momentalisht, Prefektura konfirmon se nuk rrezikohen banesa, por era e fortë po e përhap zjarrin duke e bërë të pandalshëm.

Për shkak të  terrenit, alternativa e vetme sipas institucionit është ndërhyrja nga ajri dhe më pas të punohet nga toka për të izoluar vatrën.

 

 

NJOFTIMI NGA PREFEKTURA

Qarku Lezhë –

Situata e orës 19:00′

Data 14/08/202.

Ka filluar: ora 22.20′, më dt 07/08/2021.

Ora mbarimit: në vazhdim,

Bashkia: Lezhë,

Nj. Ad. Kolsh,

Fshati: Patalej,

Sipërfaqja e përshkruar : 30Ha,

Sipërfaqja e djegur :  15Ha

Lloji i sipërfaqes: Shkurre dhe pemë,

Humbje jete: S’ka,

Lëndime: S’ka

Forca të armatosura : 25 ushtarë,

Forca policore:

Forca zjarrfikëse:  3

Mjete zjarrfikëse : 1

Urgjenca mjekësore: Ska,

Forca vullnetare:    2

Forca bashkiake:     5,

Nj. Administrative : 5,

Shërbimi pyjor:        6

Ndihma : Ska,

Zjarri për momentin nuk rrezikon banesa, por po ndihmohet në përhapje nga era.

Konkretisht kemi vatra aktive brenda perimetrit të sipërfaqes së përshkruar nga zjarri dhe po vijon përhapja e saj në Veri-Lindje të fshatit dhe momentalisht po ecën në drejtim të kufirit administrativ më Bashkine Mirditë, përkatësisht në afërsi të fshatit Katund i Vjetër.

Forcat pjesëmarrëse po punojnë gjatë ditës së sotme por për shkak të prezencës së erës së fortë nuk kanë arritur ta izolojnë zjarrin. Theksojmë se terreni është malor dhe me bimësi të dendur.

Kerkojmë, që sa më shpejt të bëhet e mundur ndërhyrja nga ajri pasi mbetet alternativa e vetme për shuarjen e zjarrit dhe më pas të ndërhyhet me forca ushtarake e bashkiake për të bërë krehjen e plotë të perimetrit të vatrës në mënyrë që të bëhet izolimi i plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb