GJIROKASTËR- Një situatë e rënduar është krijuar në Gjirokastër si pasojë e zjarreve masive që kanë përfshirë pyjet e kullotat.

Gjirokaster zjarri Muzine (2)

Gazetarja Brikena Meta raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të flakëve dhe tymit është bllokuar lëvizja në Qafën e Muzinës, ku gjendja është alarmante.

zjarri Qafe Muzine (1)

Përveç ndërhyrjes nga toka nga zjarrfikësit e Gjirokastrës, në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter. Sipas zjarrfikësve situata është jo e mirë.

zjarri Qafe Muzine (3)

Zjarri ka rënë në kodrën pranë karburantit në krye të Qafës së Muzinës, ku ndodhet një pyll me qershi. Zjarri rezikonte karburantin dhe dy stane me bagëti e një me bletë. Situata tepër e vështirë është menaxhuar heroikisht nga zjarrfikësit e Gjirokastrës që kanë hyrë mes flakëve.

Gjirokaster zjarri Muzine (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb