Një vatër zjarri është regjistruar në Seneballaj të Rrogozhinës, ku janë djegur mbi 20 hektarë me ullishte.

Flakët e ndihmuara edhe nga era kanë shkrumbuar mbi 1 mijë ullinj shekullorë, ndërsa vazhdojnë ende.

Punonjës të Shërbimeve të Zjarrfikëses së Rrogozhinës si dhe banorët e fshatit janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në një terren shumë të vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: