Një vatër zjarri e përmasave të mëdha raportohet se ka rëne në  Bylis të Mallakastrës. Zjarri ka rënë në fshatin Hekal, pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit. Siç shihet dhe në video e dërguara nga banore te zonës, zjarri u përhap në kodrat me shkurre e peme ndërsa u favorizua edhe nga era.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se terren shkruan zjarrfikësja e Ballshit, e cila punoi për vënien në kontroll të flakëve.

Fatmirësisht nga zjarri nuk u rrezikuan banesat, pasi ndodheshin larg prej vatrës, por pati dëme të mëdha në bimësi dhe në pemë ulliri. Dyshohet paraprakisht qe zjarri të jetë aksidental dhe flaket të jenë përhapur pas djegies se shkurreve e pastrimit të tokave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb