TIRANE- Reperi kosovar, Getoar Selimi i njohur edhe në Shqipëri e i bërë më shumë popullor pas lidhjes me vajzën e ekranit, Marina Vjollca duket se është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Në profilin e tij në Instagram, Getorai ka publikuar një foto ku fokusohen flakët e zjarrit në një oxhak. Ka mjaftuar kaq që të “ndizet” dhe të komentojë edher Marina.
“E dogje fare Insta­n sot”,- i thotë bukuroshja.

Por Geti nuk e lë me kaq. Ai tregon se kjo foto është inspiruese për të tamam si Marina, prandaj i thotë: “Të zëvendësova ty sot”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: