KAVAJA

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë.

Një zjarr që dyshohet si i qëllimshëm ka përfshirë bar-restorantin “Kupi” në pronësi të shtetasit Jakup Tatani në fshatin Rrakull, të Kavajës rreth orën 02:00 të mëngjesit duke e shkrumbuar atë plotësisht. Nga pas lokalit janë gjetur shenja të dyshimta si prerja e rrjetës rrethuese të ambienteve të clat tregojnë edhe rrugën që ka ndjekur autori apo autorët.

Me gjithë ndërhyrjen në kohë të zjarrfikseve flakët e kanë rrëzuar ndërtesën prej druri duke e djegur plotësisht, ndërsa flaka dhe tymi ende vazhdojnë.


Për gazetarin e News 24 dhe Balkanweb Kelment Baci ka folur vetë pronari i lokalit Jakup Tatani i cili thotë se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme sepse nga prapa lokalit ka shenja dhe mendohet se ato janë të autorit apo autorëve. Ai shprehet se nuk ka konflikte me asnjë njeri ndërsa mendon se zjarrvënia mund të jetë bërë nga konkurentë të tij për shkaqe xhelozie, pasi numri i klientëve të tij rritej nga viti në vit. Ndonëse dëmi i shkaktuar llogaritet në 70 milion lekë, ai thotë se do ta ndërtojë përsëri nga e para biznesin ku ishte ipunësuar familjarisht së bashku me gruan dhe djalin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas policisë e cila mbrriti menjëherë në vendin e ngjarjes zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm ndërsa provat dhe materialet i janë dorëzuar prokurorisë së Kavajës e cila po punon për zbardhjen e plotë të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb