ELBASAN

Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën e gjelbër në Kodër Krastë në Elbasan.

Mësohet se flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe me pemë dhe shkurre.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësja dhe forca të shumta të policisë.

Paraprakisht, dyshohet se ky zjarr ka qenë i qëllimshëm. Zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët në terren.

Kujtojmë se këtë verë, në vendin tonë, pemë , shkurre e pyje janë shkrumbuar, për shkak të zjarreve nga temperaturat e larta ose zjarrvënia e qëllimshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb