Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas zjarrit të shfaqur mbrëmjen e kaluar mbi tunelin e Kalimashit, ku në ndihmë të Shqipërisë erdhën edhe zjarrfikës nga Kosova.

Basha falënderon Kosovën për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret. Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryedemokrati thekson se bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda,është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb