MAQEDONI E VERIUT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev parlajmëron se së shpejti publikohet raporti përfundimtar i hetimit për zjarrin në spitalin Covid të Tetovës.

Zaev kërkon që ai raport të publikohet sa më shpejt të jetë e mundir.

Ai shton se edhe si kryeministër duhet që të mbajë qëndrim rreth dorëheqjeve të dhëna së pari nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe të tjerët.

“Sa më shpejtë që është e mundur, aq më mirë, që ti zgjidhim të gjitha dilemat. Jeta vazhdon, politikanët janë në fushatë, po ndodhin aktivitete të përditshme. Është e udhës që të publikohet ai raport, që të mund dhe unë të them qëndrimin tim rreth dorëheqjeve të ofruara nga ministri, zëvendësministri”, tha Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb