Gruaja që shihni në foto është Tatiana Haxhiaj, 57-vjeçarja nga Gjirokastra që humbi jetën si pasojë e djegieve të shumta që pësoi më 3 gusht, ku banesa e tyre në fshatin “Asim Zenli” u përfshi nga flakët.

Ajo pësoi djegie në 70 % të trupit, ndërsa pas tetë ditësh nga incidenti, s’mundi t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë. Ajo ishte transportuar në spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë, por me gjithë punën e mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjithashtu kujtojmë, se në ditën ku flakët “pushtuan” shtëpinë e tyre, ndërroi jetë bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj. Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte në fshat.

Ky i fundit në momentin kur zjarri përshkoi shtëpinë, s’ndodhej në banesë. Ishte pikërisht djali ai që ngriti alarmin, pasi prindërit, nuk po i përgjigjeshin telenfonave të tij.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb