Një banesë është përfshirë nga flakët në rrugën ‘Gani Domi’, ku për pasojë humbi jetën një foshnjë 6 muajshe.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se banorë të zonës kanë sinjalizuar policinë.

Ndërkohë dritaret e banesës kanë qenë me kangjella dhe kjo e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Fatkeqësisht foshnja ndërroi jetë në spital, ndërsa gjyshja është jashtë rrezikut dhe po merr trajtim mjekësor.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja gjyshja dhe nipi ka qenë në bodrum dhe ka qenë duke gatuar, dhe në momentin e zjarrit gjyshja ka dalë dhe ka kërkuar ndihmë tek banorët. Ndërkohë flakët ka shpërthyer menjëherë dhe ka marrë flakë e gjitha banesa.

Prindërit e foshnjës nuk ndodheshin në shtëpi dhe janë lajmëruar nga banorët dhe në momentin që foshnja është nxjerrë nga banesa kanë mbërritur edhe prindërit dhe janë nisur në spital bashkë me foshnjen e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: