DEVOLL

Prej mesditës së djeshme zjarri në zonën e ‘Çardhakut’ në Devoll është përhapur në pesë hektarë bimësi të ulët, kryesisht shkurre.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanËeb se zjarrfikësit e Bashkisë Devoll ja kanë dalë sot të izolojnë dy vatra zjarri por flakët janë përhapur për shkak edhe të terrenit të thyer që ia vështirëson ndërhyrjen.

Po ashtu mësohet se nesër do të vijojë sërish aksioni i zjarrfikësve për të bërë të mundur fikjen e flakëve.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb