Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot pasdite në një fasoneri në Corovodë të Skraparit.

OSHEE njofton se si pasojë, ka pësuar dëmtime NST Corovoda 1, që është vendosur tashmë në punë normalisht.

Në njoftim, OSHEE shprehet se aktualisht ka marrë energji Corovoda dhe Ujësjellësi. Po ashtu, thuhet se pa energji janë disa fshatra në zonë.

Njoftimi i OSHEE-së:

Pershendetje. NST Corovoda 1 u vendos në punë dhe aktualisht ka marrë energji qyteti i Çorovodës dhe ujësjellësi. Për shkak të zjarrit janë dëmtuar disa kabllo të fiderave në daljè të nstacionit duke lënë pa energji një pjesë të fshatrave:

Çerenisht, Nishice, Veleshnje, Potom, Çepan, Backe, Kreshove, Lepan, Leshnje, Gjorgove. Grupet e avarisë të OSSh po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb