Zjarri i rënë në Finiq tashmë ka hyrë në territorin e Bashkisë së Delvinës.
Ky zjarr po rrezikon ullinjtë në fshatin Stjar. Tokat e Stjarit po digjen në këto momente.
Kujtojmë se një zjarr i madh ka përfshirë zonën përreth Finiqit gjatë ditës së sotme.
Zjarrfikëset, por edhe banorët po ndihmojnë në shuarjen e flakëve.
(Balkanweb)