Parku Kombëtar i Llogarasë rrezikohet të përfshihet nga zjarri. Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje direkte për ‘News24’ pohoi se zjarri në malin sipër fshatit Dukat në Vlorë vijon të jetë aktiv, ndërsa thuhet se po përparon drejt Llogarasë.

Sipas gazetarit, pritet që nga momenti në moment të nisë operacioni nga ajri me helikopter, pasi ndërhyrja nga terreni është shumë e vështirë.

“Sot jemi në një ditë të rrezikshme. Po tentohet të bëhet izolimi i vatrës së zjarrit në Dukat, por duket se lufta është e vështirë. Është luftë që po kryhet në pjesën e sipërme të malit, ku duket edhe reja e madhe e tymit. Pritet që të rifillojë operacioni nga ajri me helikopter. Në terren vështirësia është e madhe.”, raportoi Mehmeti.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb