FUSHË-KRUJA

Një dyqan me goma të përdorura ka marrë zjarr gjatë natës në Fushë-Krujë.

Nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale teksa nuk dihet nga se janë shkaktuar.

Ndërkohë po hetohet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Krujë/ Më datë 09.08.2021, rreth orës 23:25, në Fushë Krujë, ka rënë zjarr në dyqanin me goma të përdorura në pronësi të shtetasit R. K. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb