Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, reagon për zjarrin e rënë sot në fushën e mbetjeve urbane.

Në një prononcim për media, kryebashkiaku Leli e quan ngjarjen një incident, për të cilin po punohet për ta vënë në kontroll.

“Masakër mund ta quanin 20 vjet që digjeshin plehrat dhe askush nuk ngrinte zërin, ndërsa sot mund ta quajmë një incident, policia po gjen shkaktarët, thuhet e qëllimshme, këtu për t’u përballur me këtë situatë për të cilën jam e sigurt se do e fitojmë, duke u përpjekur maksimalisht me zjarrfikëset që po punojnë. Landifili i Sheristës do zgjidhë çështjen kaq të nxehtë të trajtimit të mbetjeve në Vlorë, pavarësisht pengesave në horizont ekziston fryma pozitive.

Që t’i vë gishtin dikujt, këtë ta gjejnë organet e policisë së Shtetit, ka qenë premtimi i parë për një plagë që e ka pasur qyteti, që po rikthehet në memorien e qytetarëve”, tha Leli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb