Drejtori i Zjarrfikësve Shkëlqim Goxhaj ka folur për flakët e stërmëdha që u përhapën sot pranë një karburanti në Kombinat të Tiranës.

Goxhaj, në një prononcim për “News 24” tha se shkak për zjarrin dyshohet përplasja e një mjeti motor me depozitën e gazit.  Ai shtoi se janë mobilizuar forcat zjarrfikëse, të cilët shuan flakët.

Bëhet me dije se nuk ka pasur asnjë shpërthim në karburant, por ka pasur flakë si pasojë e përplasjes. Bombola e gazit përmban 200 litra. Motori ka kaluar sipër bombolës.

Ende nuk dihet gjendja e depozitës, kurse karburanti nuk ka dëmtime. Goxhaj deklaron se mënyra e fikjes së zjarrit ishte e suksesshme. Ai shton se shpërthimi i mundshëm është parandaluar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb