KURBIN

Policia e Kurbinit ka proceduar penalisht një shtetase për shkatërrim prone nga pakujdesia pas zjarrit që përfshiu ullishten e fshatit Zhejë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.T., 45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhejë , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishte në kodrën e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb