LONDER- Rritet numri i viktimave nga zjarri që përfshihu ndërtesën gjigande 27 katëshe në perëndim të Londrës, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 12. BBC shkruan se 68 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja në fjalë tronditi Londrën dhe mbarë Britaninë e Madhe, ndërsa skena ku disa njerëz u hodhën nga pallati, kujtuan pamjet e trishta të 11 Shtatorit në SHBA. Sakaq, lidhur me këtë ngjarje reagoi dhe kryeministrja britanike, Theresa May. Ajo shprehu pikëllim për tragjike.

Gjatë një deklarate, May tha se komiteti qeveritar i emergjencës do të mblidhet sot në një takim për të diskutuar dhe siguruar ndihmën e nevojshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: