TIRANË 

Vazhdon që të jetë ende aktiv zjarri, në një magazinë në një qendër tregtare në Kashar të Tiranës.

Dyshohet se tre persona janë zhdukur pas rënies së zjarrit. Një prej të zhdukurve është edhe 33-vjeçari Arjan Sala. Babai i këtij të fundit, në një prononcim për “Zemër e Hapur” nga Evis Ahmeti deklaroi se ka dy ditë që kërkon djalin.

Babai theksoi se dje përpara punës, e ka takuar të birin për herë të fundit dhe nuk ka asnjë informacion më tej për të.

Babai i 33-vjeçarit të zhdukur: Nuk i pret kush mediat, por i përzini. Kam dy ditë që kërkoj djalin. Çfarë po bëni, është kompani zjarrfikëses apo çfarë është. Dje para punës së tij e kam takuar për herë të fundit.

Kushëriri i 33-vjeçarit të zhdukur: Jemi përballur me zjarrfikës që nuk kanë mjete. Kjo sepse bombolat nuk mund të mbahen disa minuta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb