Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka treguar situatën aktuale të zjarreve në Pukë dhe rrethinat e saj.

Ai thotë se dy helikopterë holandezë, 25 efektivë të FA dhe 35 forca të tjera të shërbimit pyjor dhe zjarrfikësve po vijojnë punën për shuarjen e zjarreve në malin e Tërbunit në Pukë.

Flakët sipas Peleshit kanë përfshirë 20 ha sipërfaqe pyjore në letërsinë 1476 m.

Njoftimi i Niko Peleshit:

Dy helikopterë hollandezë, 25 Forca të Armatosura dhe 35 forcave të tjera nga shërbimi pyjor, zjarrfikëse dhe njësisë administrative po vijon me intensitet punën për shuarjen e zjarrit në malin e Tërbunit, në Pukë.

Flakët kanë përfshirë rreth 20 hektarë sipërfaqe pyjore në lartësinë 1476 m.

Aktualisht në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë zjarri është drejt izolimit. Po punohet në pjesën tjetër të vatrës për vënien në kontroll të situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb