PUKË

Zjarri në malin e Tërbunit në Pukë rrezikon banesat. Gazetari Armir Mehaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri rrezikon të përhapet në fshatin Vrrith.

Sipas banorëve, është emergjente ndërhyrja nga ajri.

Zjarri në këtë zonë vijon prej ditësh, ndërsa ndërhyrja nga zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë është e vështirë, për shkak të terrenit të thyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: