Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e tij në Mirditë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:40 në fshatin Reps, teksa shtëpia u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se viktima, Nikoll Prendi, 65-vjeç është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi.

Zjarri dyshohet se ka nisur si pasojё e shpërthimit të një bombole gazi. Në pamjet e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka për “BalkanWeb” duket banesa e shkrumbuar totalisht nga flakët.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: