Njëzet e nëntë migrantë janë lënduar në një shpërthim të zjarrit në një kamp të migrantëve në veri-perëndim të Bosnje e Hercegovinës.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Ale Siljdedic, tha se të lënduarit u dërguan në spitalin e Kladusës së madhe, pas shpërthimit të zjarrit në kampin Miral, që strehon 500 migrantë. Rreth 25 000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar.

Vetëm rreth 3 500 nga ta ishin akomoduar në qendrat tranzitore, derisa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: