Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka qenë mbrëmë afër një familje që u evakuua në Tragjas, për shkak të afërsisë me një vatër zjarri.

Leli gjeti rastin të apelojë që qytetarët të mos ndezin zjarre pa kriter dhe të tregohen më të përgjegjshëm.

“Jemi në zonën e Orikumit, është një vatër zjarri në fshatin Tragjas. Pavarësisht se vatra e zjarrit është nën kontroll dhe zjarrfikësit po punojnë, kemi ardhur që të evakuojmë familjen që ndodhej afër fare.

Një situatë e shëmtuar që vjen nga papërgjegjshmëria njerëzore. Apel për njerëzit, të mos ndezin zjarre pa kriter. Të tregohemi të përgjegjshëm”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb