Një zjarr i madh ka rënë sot në një pallat 5-katësh në qytetin e Pogradecit. Mësohet se gjatë ndërhyrjes, dy punonjës të shërbimit zjarrfikës janë dëmtuar.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se zjarri ka rënë në çati dhe më pas është përhapur tek apartamentet në katin e katërt dhe të pestë. Bashkia ende nuk e ka një bilanc të dëmeve, ndërsa nuk ka dëme të mëdha.

“Janë thirrur zjarrfikës nga qytete të tjera të afërta si nga Përrenjasi, Maliqi, Korça dhe Pogradeci. Baskia do të marrë masa për të strehuar njerëzit”, tha nënkryetari i Pogradecit, Paskalino Ziko.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Si fillim, u dyshua se zjarrin e ka shkaktuar një bombol gazi, por më pas është konfirmuar se zjarri ka rënë nga njëri prej oxhaqeve të një apartamenti. Deri tani, mësohet se janë shkrumbuar 12 apartamente.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb