PATOS

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve urbane të Bashkisë Patos. Me ndihmën e erës zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke dëmtuar edhe kodrën me ullinj që ndodhet aty pranë. Zjarri ka rënë pasditen e së martës në fushën e plehrave, e cila është edhe vendgrumbullimi i mbetjeve të të gjitha njësive administrative të Bashikisë Patos.

Për fikjen e zjarrit ka shkuar fillimisht një zjarrfikëse e kompanisë  Bankers, e më pas kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Patosit, Fierit, Roskovecit dhe Albpetrolit.

Kjo nuk është hera e parë që në qarkun e Fierit fushat e mbetjeve përfshihen nga flaket. Pas fushës së mbetjeve në Fier dhe Lushnje, edhe fusha e mbetjeve në Patos pati të njëjtin fat. Sipas kreut te ndërmarrjes së sherbimit pritet që shumë shpejt kjo fushë të mbyllet e të kthehet në një zone rekreative, ndersa mbetjet do të dergohen pranë inceneratorit te Fierit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb