POGRADEC

Policia ka dhënë informacion mbi zjarrin që ra në një banesë private në Pogradec. Mësohet se në banesë kanë qenë dy persona të cilët kanë arritur të shpëtojnë.

40-vjeçari ka shfaqur probleme prej asfiksisë nga tymi kurse 33-vjeçarja dëmtoi dorën pasi theu xhamin.

Ata janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 19.05.2021, rreth orës 11:45, në lagjen nr. 1,  Pogradec, dyshohet se si pasojë e bombulës të gazit, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasve I. B., rreth 40 vjeç dhe M. B., 33 vjeçe.

40-vjeçari, ka shfaqur probleme si pasojë e asfiksisë nga tymi, ndërsa shtetasja M. B., për të ndihmuar këtë të fundit, ka dëmtuar dorën duke thyer një xham të banesës.

Të dy shtetasit aktualisht ndodhen në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb