Gjykata e Fierit ka vendosur sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte, Erion Alushaj. Lajmi është bërë i ditur për “BalkanWeb”, nga gazetari Ervis Kuçi.

Kujtojmë se në fshatin Kash në Mallakastër gjatë së hënës mori flak një tubacion pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës dhe për pasojë u dëmtua me djegie operatori i prodhimit Viktor Ballaj, 50 vjeç .

40-vjeçari Erion Alushaj akuzohej për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb