Zbardhen detaje të reja nga zjarri i rënë këtë mesditë në një banesë në Shkodër, ku i mori jetën të moshuarit Musa Zeqiri. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se i moshuari 72-vjeçar ndodhej në banesë vetëm me bashkëshorten, kur ka rënë zjarri.

Gruaja e tij, edhe ajo e moshuar, është munduar ta shpëtojë nga flakët, duke rrezikuar edhe jetën e saj, por nuk ka mundur ta nxjerrë dot. Kanë qenë banorët e lagjes, të cilët kanë shkuar menjëherë, duke shpëtuar gruan, ndërsa 72-vjeçarin nuk kanë mundur ta nxjerrin.

Sipas banorëve, në këtë banesë kishte rënë zjarr disa herë, 3-4 herë, ku këtë herë i moshuari ka humbur jetën. Thuhet se zjarri nuk ka pasur lidhje me energjinë elektrike dhe mund të jetë shkak i bombolave të gazit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb