SHKODER– Zjarri që përfshiu një sipërfaqe pyjore  këtë mbasdite në fshatin Zues të Shkodrës tashmë po vihet nën kontroll, njofton Ministria e Mbrojtjes. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha ndërkohë që forca të shumta nga rradhët e efektivëve të FA kanë shkuar në terren.

Zjarri deri tani ka djegur një hapësirë me pyje e kullota. Efektivë të FA, iu desh të ecnin 6-7 km në këmbë në errësirë dhe në një terren të vështirë, ku është pamundur lëvizja e mjeteve zjarrfikëse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: