OSHEE me anë të një deklarate për mediat, shprehet se sot flakët e zjarrit kanë përfshirë një magazinë pranë Nën Stacionit Elektrik të Corovodës.

Në njoftim, OSHEE shprehet se disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, ku jepen edhe vendbanimet përkatëse që nuk do kenë drita.

Njoftimi i OSHEE:

Në afersi të N/St Corovoda 1 ka rënë zjarr te një magazinë dhe, si rezultat, për siguri, është stakuar linja 35kV Bogovë – Çorovoda 1.

Zonat pa energji:

Çorovoda, Çepan, Gjerbres, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Strore/ Skrapar

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb