Zëvendësministri i ministri Shëndetësisë, Ilir Hasani, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. I

Në shpjegimin e tij ai bën me dije se dorëheqja është për arsye morale. Ai e shpjegon vendimin e tij në një status në Facebook se asgjë nuk ka mbi dinjitetin.

Ndërkohë dorëheqjen kanë dhënë edhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës, Artan Etemi. Ata shkruajnë se dorëheqja e tyre është arsye morale për tragjedinë e ndodhur.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb