MAQEDONI E VERIUT

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut pas zjarrit në spitalin Covid në Tetovë.

Taravari ka reaguar me një status të vetëm “dorëhiqu qeveri”.

Kryekomunari është njëkohësisht dhe Sekretar i Aleancës për Shqiptarët, parti në Maqedoninë e Veriut që ndodhet në opozitë.

Nga zjarri në spitalin COVID në Tetovë humbën jetën 14 qytetarë dhe shpëtuan 12 të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb