Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i është përgjigjur akuzave të opozitës për zjarrin në Tetovë duke thënë se është herët për të kërkuar përgjegjësi qoftë politike apo morale. Ai tha se hetimi ndërkombëtar do të shuante çdo dyshim për shkakun e vërtetë të zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

“Unë gjithmonë këmbëngul të ketë përgjegjësi, morale dhe politike, subjektive ose objektive megjithatë nuk mund ta kërkoj në këtë moment sepse nuk e di a ka bazë për një përgjegjësi të tillë. Ajo që e di është se sa më shpejt organet shtetërore dhe ne si shtet në tërësi, të reagojmë shpejt dhe të bëjmë hetim thelbësor dhe të dalim me një raport tek i cili askush nuk do të dyshojë. Prandaj e përshëndeta vendimin e qeverisë për të pranuar ekspertë të huaj që të vinë të shohin se çfarë bëjmë ne dhe të mos ketë dyshime se dikush fsheh diçka dhe që nuk dëshiron të zbulohet diçka deri në fund personat që kanë humbur jetën”, tha Stevo Pendarovski.

Ndërkohë Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se, këto ditë të zisë në të cilat ndodhemi duhet të jenë ditë reflektimi dhe për fatkeqësitë duhet të mbajë përgjegjësi faktori njeri.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë llogari nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Nënkryetari i VMRO-së Misajllovski tha po ashtu se, për këtë tragjedi, qytetarët kërkojnë të ketë raport i cili do të jetë i besueshëm dhe i saktë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb