Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se ngushëllimet nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen për tragjedinë e Tetovës ku brenda një spitali humbën jetën nga flakët 14 persona.

Vasili thotë se kjo ngjarje nuk do të harrohet për një kohë të gjatë.

Ai thekson se janë familjet që humbën të dashurit ato që po provojnë dhimbjen e papërshkruar dhe solidariteti i tij drejtohet ndaj tyre.

STATUSI NGA PETRIT VASILI
Ngushellimet nuk mjaftojne per te shprehur dhimbjen per ngjarjen te djegies se Spitalit ne Tetove.
Ngjarje tragjike, qe nuk do te harrohet per nje kohe shume te gjate.
Familjet, qe kane humbur te dashurit e tyre ne kete tragjedi, jane ato qe provojne nje dhimbje te papershkruar, ndaj edhe fjalet dhe solidariteti yne ju drejtohen atyre!
Te lenduarve ju urojme nga zemra sherim te shpejte!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb